Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe babain e saj, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është ish-zyrtari policor me inicialet V.H.
Sinjali mëson se i dyshuari është nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorinë e policisë në Prizren për ta konfirmuar këtë rast, por nuk ka pranuar përgjigje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/