image Irani kryen ekzekutimin e dytë të lidhur me protestat

Botë

Irani kryen ekzekutimin e dytë të lidhur me protestat

news image

Irani ka kryer ekzekutimin e dytë të lidhur me valën gati tre mujore të protestave antiqeveritare.

Majid Reza Rahnavard u var në qytetin e Mashhadit, tha gjyqësori i vendit.

Ai u dënua për therje dhe vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë.

Ekzekutimi i parë i lidhur me protestat u bë të enjten e kaluar, kur Mohsen Shekari u var, duke shkaktuar një reagim të gjerë.

Irani kryen ekzekutimin e parë për shkak të protestave

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, paralajmëroi në atë kohë se bota nuk mund të “mbyllin sytë ndaj dhunës së neveritshme të kryer nga regjimi iranian kundër popullit të vet”, raporton BBC.

Protestat aktuale u shkaktuan nga vdekja e Mahsa Aminit, një gruaje 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia morale e vendit në shtator dhe vdiq ndërsa ishte në paraburgim.

Ajo u mbajt pasi dyshohet se mbante hixhabin ose shaminë e saj “në mënyrë të pahijshme”.

Trazirat, të cilat filluan në kryeqytetin Teheran, ku Amini vdiq, janë përhapur në rreth 160 qytete në të gjitha 31 provincat e Iranit.

Sipas grupit të të drejtave HRANA, mbi 18 mijë njerëz janë arrestuar dhe 488 njerëz janë vrarë në trazirat.

Protestat janë një nga sfidat më serioze për Republikën Islamike që nga fillimi i saj pas revolucionit të vitit 1979.

/GazetaSinjali/