Mediat botërore raportojnë se të paktën pesë persona kanë vdekur e qindra të tjerë janë plagosur që nga dita e martë, në përleshjet mes protestuesve antiqeveritar dhe forcave të sigurisë në Irak.
Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Bagdadit, Nasiriya dhe qyteteve të tjera për të treguar zemërimin e tyre ndaj papunësisë, mungesës së shërbimeve dhe korrupsionit.
Qeveria është zotuar të adresojë shqetësimet e protestuesve, teksa ka fajësuar “rebelët pa emër” për dhunën e shkaktuar.
Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ushtrojnë kufizim.
“Secili individ ka të drejtë të flasë lirshëm, në përputhje me ligjin,” citohet të ketë thënë Përfaqësuesja e Posaçme e OKB-së, Jeanine Hennis-Plasschaert.
Këto protesta janë më të mëdhatë që kur kryeministri Adel Abdul Mahdi mori detyrën një vit më parë.