image IPK rekomandon suspendimin e policit që pengoi zyrtarët policorë të arrestojnë një person në Gazimestan

Siguri

IPK rekomandon suspendimin e policit që pengoi zyrtarët policorë të arrestojnë një person në Gazimestan

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj një zyrtari policor, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga IPK.

“Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka filluar hetim penal ndaj një zyrtari policor me dyshimin  për veprën penale ‘Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’. IPK ka filluar këtë hetim me dyshimin se ky zyrtar ka penguar zyrtarët tjerë policorë gjatë arrestimit të një të dyshuari në vendin e quajtur Gazimestan”, thuhet në përgjigjen e tyre për Sinjalin.

Nga IPK thanë për Sinjalin se ky inspektorat ka rekomanduar suspendimin e të dyshuarit.

Ai dyshohet se ka penguar zyrtarët e tjerë policorë gjatë arrestimit të një personi sot në manifestimin e ‘Vidovdanit’, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”./Gazeta Sinjali/