image IPK po e hetonte që dy muaj zyrtarin policor që u arrestua sot në Gjakovë për bixhoz të paligjshëm

Siguri

IPK po e hetonte që dy muaj zyrtarin policor që u arrestua sot në Gjakovë për bixhoz të paligjshëm

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për operacionin ku u arrestua një zyrtar policor dhe 3 persona të tjera si të dyshuar për organizim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Gazeta Sinjali ka raportuar se të dyshuarit janë arrestuar pasi është bastisur një lokal në Gjakovë, ku po dyshohej se po organizoheshin këto lojëra.

IKP ka njoftuar se ky operacion është zhvilluar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Inspektorati Policor i Kosovës rreth dy muaj më parë kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se një i dyshuar (zyrtar policor në Gjakovë) mund të jetë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, IPK njofton se gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme.

Sipas Inspektoratit, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore/operative duke përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit ndaj zyrtarit policor.

Katër të arresuarit u është caktuar masa e ndalimin për 48 orë.

Ndërkaë IPK njofton se veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. /GazetaSinjali/