image IPK për pamjet ku shihen policët duke shqelmuar qytetarin: S’ka elemente të veprës penale

Siguri

IPK për pamjet ku shihen policët duke shqelmuar qytetarin: S’ka elemente të veprës penale

news image

Gazeta Sinjali publikoi pak më parë një video ku disa zyrtarë policorë dyshohen se e godasin me shkelma një qytetar të prangosur. E për këtë viktima ka bërë ankesë në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Një qytetar në Gjilan pretendon se në muajin korrik është keqtrajtuar nga dy zyrtarë policor derisa ishte nën pranga, mirëpo nga IPK kanë vlerësuar se “nuk ka elemente të veprës penale nga ana e zyrtarëve policorë”.

Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin ku thuhet se ankesa e viktimës për hetime të mëtutjeshme disiplinore është proceduar në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës së Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/