Interi e ka mposhtur Milanin dhe ka arritur në finale të Kupës së Italisë.
Nerazurët kanë arritur që ta mposhtin Milanin me rezultat të thellë 3-0, për të siguruar biletën për në finale, shkruan Sinjali Sport.
Sfidën e zhbllokoi Lautaro Martinez i cili realizoi në minutën e 4-të, gjersa i njëjti dyfishoi shifrat në minutën e 40-të për ta mbyllur 45 minutëshin e parë me një epërsi solide.
Në pjesën e dytë Milani u fut e tëra në sulm në tentim për ta ngushtuar së paku rezultatin, por nuk e gjetën rrjetën.
Në fakt rosonerët realizuan nëpërmjet Ismail Bennacer, por pas rishikimit nga VAR goli u anulua.
Kjo rezultoi të ishte një goditje fatale për kuqezinjtë, pasi më vonë ata pësuan edhe golin e tretë, të ‘nokautit’, përmes Robin Gosens në minutën e 82-të.
Interi arrin kështu në finale, dhe aty do ta pret fituesin e duelit mes Juventusit dhe Fiorentines. Gjysmëfinalen e parë e kishte fituar Juventusi në Firencë me rezultat 1-0.