Ish-futbollisti i “zikaltërve”, Luis Surez ka vdekur në moshën 88 vjeçare, mëngjesin e sotëm, pas një sëmundje të shkurtër.
Reprezentuesi spanjoll ishte pjesë e Interit nga viti 1961 deri në vitin 1970, ndërsa në vitin 1960 ishte edhe fitues i Topit të Artë.
Interi e transferoi Suarezin nga skuadra e Barcelonës, ku ka luajtur 333 ndeshje me fanellën zikaltër, duke shënuar 55 gola.
Spanjolli ka fituar tre tituj të ligës, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale.