image Presidenti i Inter Miamit jep një premtim të madh për Messin - lidhet me Barcelonën

Futboll

Presidenti i Inter Miamit jep një premtim të madh për Messin – lidhet me Barcelonën

news image

Jorge Más, president i Inter Miamit, është shprehur se do të bëjë gjithçka që Lionel Messi të luajë ndeshjen e lamtumirës para tifozëve të Barcelonës përpara se të tërhiqet nga futbolli.

Messi u largua disi papritur në verën e vitit 2021, me anë të një konference për shtypin, pa mundur t’u thotë lamtumirë në fushë tifozëve pas thuajse dy dekadash karrierë në “Camp Nou”.

“Largimi nga Barcelona nuk i pëlqeu Messit, ai nuk mundi t’i thoshte lamtumirë klubit të tij, i cili e priti si fëmijë, rrethanat nuk ishin ato që donte Lioneli”, tha Mas në një intervistë për revistën “El Club del Deportista”.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i dhënë atij mundësinë për t’u thënë lamtumirë tifozëve të tij në Barcelonë. Inter Miami do të shkojë në Barcelonë ose do të luajmë diku tjetër”, garanton presidenti i klubit amerikan.

Jorge Más konfirmoi edhe një herë se kishte dashur ta kishte argjentinasin në skuadër që nga viti 2019, por se kushtet ende nuk ishin plotësuar.

“Gjithmonë kam dashur ta merrja Leon. Të gjithë më thanë se isha i çmendur që mendoja se ai do të vinte tek Inter Miami me gruan dhe fëmijët e tij.

Në vitin 2019, në një takim me babanë e tij dhe David Beckhamin, ne i shpjeguam projektin për tre orë. I thashë: “Djali yt do të ketë mundësinë të krijojë një trashëgimi të re, sepse do të jetë në gjendje të ndryshojë një sport në një vend”.

Që atëherë, u deshën katër vjet e gjysmë për ta bindur Lionelin që të vendoste të vinte me familjen e tij. Nuk e humba kurrë besimin, e pashë që pas Kupës së Botës kishte një mundësi të madhe dhe, në janar apo shkurt, mund të mbyllja diçka”, kujton Jorge Más, i cili pranoi se Messi kishte marrë me një propozim rinovimi nga PSG dhe oferta nga Arabia Saudite.

“A ishte operacioni në rrezik? Pa dyshim që ka pasur shumë presion”, kujton Mas.

Kjo “trashëgimi” për të cilën Mas foli me babanë e kampionit të botës është e dukshme:

“Sa herë që luajmë jashtë shtëpisë, stadiumet janë plot. Pritja për Messin ka qenë e jashtëzakonshme. Kur shkuam në Nju Jork, ishin 30 mijë njerëz dhe 80 për qind e tyre thërrisnin emrin e tij, kishte fanella të Argjentinës dhe të tonat ngjyrë rozë. U trondita. Do të ketë një epokë para dhe pas ardhjes së Messit në MLS”.

/GazetaSinjaliSport/