image E kryer, Interi rikthen Sanchezin sërish në skuadër

Futboll

E kryer, Interi rikthen Sanchezin sërish në skuadër

news image

Alexis Sanchez do të rikthehet sërish te Interi, vetëm një vit pasi iu bashkua skuadrës franceze, Marseille.

Interi ka arritur marrëveshje me kilianin, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje afatshkurtër në ditët në vijim.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Sanchez e priste Interin për të nënshkruar dhe tashmë janë rezervuar edhe testet mjekësore, të cilat do t’i kryejë të premten.

Sanchez te Interi do ta zëvendësojë Correan, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Marseille, duke ndodhur kështu një ‘shkëmbim’ mes dy futbollistëve tek dy skuadrat e caktuara.

/GazetaSinjaliSport/