image Interi i kundërpërgjigjet Barcelonës: “Nëse dëshironi Lautaron, duhet të na jepni Griezmannin”

Futboll

Transferime/ Interi i kundërpërgjigjet Barcelonës: “Nëse dëshironi Lautaron, duhet të na jepni Griezmannin”

news image

Interi i është përgjigjur Barcelonës për ofertën e tyre për sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.

Martinezi është duke kaluar një sezon fantastik me ‘Nerazzurrin’, dhe ka shënuar 16 gola në të gjitha kompeticionet.

Deri më tani klubi i Barcelonës ka qenë shumë i interesuar për argjentinasin që dëshiron të luaj përkrahë bashkëkombasit të tij, Lionel Messi.

Por, Inter i është përgjigjur katalunasve duke ua kërkuar Griezmannin nëse duan që ta transferojnë Lautaro Martinezin.

Argjentinasi i Interit ka klauzol 111 milionë euro për ekipet që e duan të transferojnë atë jashtë Italisë.

Barcelona nuk e ka ndërmend të paguaj atë shumë për shkak të rregullave të ‘Fair Playit’ financiar.

Për të arritur një marrëveshje Barcelona mund të inkuadroj në marrëveshje lojtarë si Arturo Vidal, Carles Alena, Coutinho apo Todibo./Gazeta Sinjali/