Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shpërndarë kodomë dhe fletëpalosje në Qendrën e Studentëve, për t’i informuar ata për mbrojtjen nga sëmundja e AIDS-it.
Ndonëse nëpër konvikte supozohet që studentët kryesisht të mësojnë dhe të banojnë për shkak të studimeve, IKSHP ka zgjedhur të shpërndajë kondomë, për ta shënuar kështu Ditën Botërore të AIDS-it, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Dita Botërore e AIDS-it u shënua nën moton “Komunitetet bëjnë ndryshimin”. /Gazeta Sinjali/