image Dyshime për keqpërdorim të detyrës - Rekomandohet suspendimi i dy zyrtarëve të Stacionit Policor në Gjakovë

Siguri

Dyshime për keqpërdorim të detyrës – Rekomandohet suspendimi i dy zyrtarëve të Stacionit Policor në Gjakovë

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacioni Policor të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi në Facebook, Inspektorati bën të ditur se ky rekomandim është bërë me dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në rastin e “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, rast ky për të cilin Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se janë suspenduar komandanti dhe 6 zyrtarë të stacionit policor të lartëpërmendur.

Detaje të tjera lidhur me këtë rast i gjeni në linqet e mëposhtme. /Gazeta Sinjali/