image Ish-Drejtori i Policisë në Veri që u suspendua dje: Nga sot nuk do të jem pjesë e PK-së, dua fytyrë të ndritur
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Ish-Drejtori i Policisë në Veri që u suspendua dje: Nga sot nuk do të jem pjesë e PK-së, dua fytyrë të ndritur

news image

Lista Serbe ka organizuar një konferencë për media, në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për targat ilegale, si dhe me vendimin e Inspektoriatit Policor, për suspendimin e Drejtorit të Policisë, në Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.

Në këtë konferencë ka folur vet Drejtori tashmë i suspenduar Nenad Gjuriq, i cili tha se nuk do të jetë më pjesë e Policisë së Kosovës, duke paralajmëruar kështu se edhe po të kthehej në punë, nga organet përgjegjëse, nuk do të pranonte.

“Nga sot nuk do të jem pjesë e Policisë së Kosovës, sepse dua ballë të ndritur dhe fytyrë të ndritur” ka thënë Gjuriq.

Ndryshe, Gjuriq u suspendua dje, pasi nuk pranoi të përfillë vendimin e Qeverisë për qortimi ne shoferëve, të cilët qarkullojnë me targa ilegale në Kosovë.

Gjuriq tashmë është suspenduar nga detyra, pasi dyshohet se ka konsumuar dy veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ai kishte thënë se patrullat policore janë dërguar në Veri pa dijeninë dhe aprovimin e Drejtorit Rajonal të Policisë Veriore.

Për vendimin se nuk do të zbatojnë fjalën e Qeverisë, ai tha se paraprakisht është informuar edhe Drejtoria e Përgjithshme në Prishtinë si dhe të gjithë akterët ndërkombëtarë.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës se PSRK është në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe së shpejti do të autorizojë hetimin preliminar kundër Gjuriq për veprat e sabotimit dhe thirrjes për rezistencë.

Subjekt i ‘mikroskopit’ të PSRK-së do të jenë edhe deklaratat e kapitenit Gjuriq për mediat, në të cilat ai haptazi ka shprehur qëndrimin se Policia në veri nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për targat.

Që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese.

Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës).

/GazetaSinjali/