Gazeta Sinjali ka provuar të marr qëndrimin e Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili është përgjegjës për hetimin e rasteve të tilla.
Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë, Arbër Beka ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rastin.
Sinjali nga burimet e sigurta ka konfirmuar se sot në mëngjes dy pjesëtarë të policisë speciale të Kosovës kanë rrahur rëndë kolegun e tyre, përderisa i njëjti i kishte ndaluar në trafik.
Gazeta do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast dhe veprimet e ndërmarra nga autoritetet përgjegjëse./Sinjali/