Inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës kanë filluar inspektimet në disa pjesë të Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Ai krahas postimit, ka bashkëngjitur edhe disa fotografi gjatë këtij inspektimi, të cilat janë realizuar mëngjesin e sotëm.
“Vazhdojmë me inspektime në transport, bashkë me Policinë “, ka shkruar Tahiri./GazetaSinjali/