image Infermierët paralajmërojnë protesta në mars: U diskriminuam në Ligjin e Pagave

Shëndetësi

Infermierët paralajmërojnë protesta në mars: U diskriminuam në Ligjin e Pagave

news image

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të organizoj protestë më 1 mars para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas kësaj sindikate, protesta është organizuar për të kundërshtuar rangimin sa i përket koeficientëve në Ligjin e Pagave.

Protesta do të organizohet bashkë me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.

“Ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, ShSKUK/QKUK, Spitalet Rajonale, QMF-të, QKMF-të, Shërbimet e Mjekësisë Urgjente përveç kujdestarive, që t’i bashkëngjitën këtij marshimi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, si kërkesë kanë që në institucionet tjera të sigurohet dhënia e shërbimeve dhe zhvillimi normal i punës pas përfundimit të orarit të rregullt të punës.

/GazetaSinjali/