Infektologu Valbon Krasniqi, ka thënë se koronavirusi mund të transmetohet nga prekja e gjësendeve të kontaminuara.
“Një numër i madh i rasteve janë infektuar nga prekja e gjësendeve të kontaminuara, ende nuk e kemi të qartë nëse virusi bartet me spërkatje të kollitjes apo nga ajri”, është shprehur Krasniqi.
Ai tha se ende po bëhen studime, pasi mjekët janë në fazat e para të studimeve ende nuk dihen detaje rreth epidemisë.
“Nuk mundemi me thanë se është një epidemi , ky është virus iri, këto janë studimet e para, përveç studimeve gjenetike ka edhe shumë sene për t’u zbuluar”, ka thënë infektologu Krasniqi.
Tutje, ai tha se nuk ka nevojë për panik.
“Nuk ka nevojë për panik, vetëm 2 mijë raste janë jashtë regjioneve të Kinës nga ku doli epidemia”.
“Megjithatë në vendet ku dyshohet se dikush është i infektuar me koronavirus, preferohet që të përdoret maska mbrojtëse”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Sinjali/