image Incident në Gjilan: 52-vjeçari sulmon një person dhe dëmton një veturë të taksisë, arrestohet

Siguri

Incident në Gjilan: 52-vjeçari sulmon një person dhe dëmton një veturë të taksisë, arrestohet

news image

Veprimet e dhunshme të cilat nuk arrijnë t’i kontrollojnë, shpesh herë po i fusin qytetarët në telashe me organet e rendit. Kështu i ndodhi edhe një burri në Gjilan, i cili për motive ende të panjohura dyshohet se sulmoi një person dhe shkaktoi dëme materiale në një veturë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Abdullah Presheva’, ku një 52-vjeçar ka sulmuar fizikisht një person. Ai po ashtu dyshohet se ka goditur edhe një veturë të taksisë e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari është arrestuar. 52-vjeçarit i cili sjelljet agresive i vazhdoi edhe gjatë dhe pas arrestimit, iu ofrua edhe ndihmë mjekësore.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet për dy vepra penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Dëmtim apo asgjësim i pasurisë’.

/GazetaSinjali/