image IKSHPK thotë se personi i arrestuar sot nga Policia në dyshimin se i kërkoi 20 euro një vajze nuk është laborant

Siguri

IKSHPK thotë se personi i arrestuar sot nga Policia në dyshimin se i kërkoi 20 euro një vajze nuk është laborant

news image

IKSHPK ka njoftuar përmes një komunikate për media se personi i arrestuar sot nga Policia e Kosovës në ambientet e punës të IKSHPK-së në dyshimin për kryerje të veprës penale të korrupsionit, nuk është staf dhe aq me pak laborant i IKSHPK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

“Personi i arrestuar ka qenë duke punuar si personel mbështetës në punë administrative me kontratë të përkohshme në tre muajt e fundit me afat të caktuar në IKSHPK i kontraktuar si pjesë e projektit të Bankës Botërore për të përkrahur shëndetësinë e Kosovës në përballje me pandeminë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas IKSHPK-së se “pa paragjykuar procesin e hetimeve në këtë rast, IKSHPK ofron mbështetje të plotë zbatimit të ligjit si dhe mbetet si gjithmonë e përkushtuar për të punuar në mënyrën sa më profesionale të mundur”.

“Ky rast nuk mundet në asnjë mënyrë të zbeh punën kolosale të personelit të IKSHPK në luftimin e pandemisë me COVID-19 gjatë gjithë vitit 2020”, thuhet ndër të tjera.

/Gazeta Sinjali/