Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar pozitiv 96 raste, ndërsa 87 janë shëruar.
Me rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus, IKSHKP-ja ka apeluar qytetarët që ta shtojnë kujdesin ndaj masave mbrojtëse, transmeton Gazeta Sinjali.
IKSHKP-ja përmes këtij njoftimi lut qytetarët që t’i vendosin maskat, ta ruajnë distancën fizike, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve është e domosdoshme.
“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/