image Ikën nga dritarja e banjos së Emergjencës e dyshuara nga Bujanoci që u arrestua në Gjilan

Sinjalizime

Ikën nga dritarja e banjos së Emergjencës e dyshuara nga Bujanoci që u arrestua në Gjilan

news image

E dyshuara N.G. (emër i njohur për redaksinë) nga Bujanoci është arrestuar nga Policia e Kosovës, më 2 tetor rreth orës 01:00, në rrugën “Abdullah Presheva” në Gjilan.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali e dyshuara ishte dëbuar nga Kosova me vendim të gjykatës për kundërvajtje më 30 janar të këtij viti dhe i ishte ndaluar hyrja në Kosovë për 2 vjet.

Gazeta Sinjali merr vesh se e dyshuara është ndaluar për 48 orë, për veprën penale “moszbatim i vendimeve gjyqësore”.

Por, sipas sinjalizuesit, e dyshuara kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe kur është dërguar në Emergjencë, ka arritur të arratiset nga dritarja e toaletit.

Policia është duke vazhduar kërkimin e saj./Gazeta Sinjali/