image Identifikohet një i dyshuar për raste të grabitjeve, policia kërkon ndihmë për ta kapur

Siguri

Identifikohet një i dyshuar për raste të grabitjeve, policia kërkon ndihmë për ta kapur

news image

Një 19 vjeçar është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e disa grabitjeve, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ky 19 vjeçar, për të cilin Policia e Kosovës kërkon ndihmë është Riad Sopjani, i cili me 28 tetor të këtij viti ia kishte dalë që së bashku me një tjetër ë ikin nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

• Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

/Gazeta Sinjali/