image Ia panë sherrin Tik Tokut, këta janë tre mërgimtarët që u zbuluan nga Policia se gjuajtën me armë në dasmën e tyre në Prizren

Siguri

Ia panë sherrin Tik Tokut, këta janë tre mërgimtarët që u zbuluan nga Policia se gjuajtën me armë në dasmën e tyre në Prizren

news image

Pas rreth një muaji nga të shtënat me armë ne Vlashnje të Prizrenit, ku u gjuajt me kallashnikov gjatë një ahengu familjar, Policia ka kryer bastisje, pas identifikimit të të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Personat që u identifikuan dhe dyshohen për këtë rast, sipas burimeve të Sinjalit nga Prokuroria janë Ardian Hoxhaj, Egzon Hoxhaj dhe Islam Hoxhaj, nga e njëjta familje.

Tre të dyshuarit nuk ndodhen në Kosovë, pasi janë kthyer në diasporë, në shtetin e Belgjikës ku jetojnë.

Burimet thonë se në shtëpitë e tyre, sot me urdhër të Prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit janë kryer kontrolle, me ç’rast u gjetën mbi 5 gëzhoja dhe arma automatike, AK-47, e përdorur nga të dyshuarit.

Provat e gjetura gjatë aksionit të Policisë janë sekuestruar dhe do të provohen gjatë hetimit të rastit.

Ndryshe, rasti është zbuluar pas publikimit të disa pamjeve në rrjetin social Tik Tok nga ahengu ku u gjuajt me armë.

Kujtojmë se të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë kanë qenë edhe të rrezikshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/