image Ia grabisin veturën nën kërcënimin e armës

Kosovë

Siguri/ Ia grabisin veturën nën kërcënimin e armës

news image

Dy persona të panjohur kanë grabitur një veturë nën kërcënimin e armës në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Sipas viktimës, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Grabitjet nënë kërcënimin e armëve janë shpeshtuar në Kosovë.

Rasti i fundit ishte ai i 7 gushtit në Shtime, kur persona të armatosur u futën në një shtëpi për të vjedhur.
Nga kjo ngjarje është vrarë njëri prej dy grabitësve ndërsa është plagosur pronari i shtëpisë, rast ky për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht./Sinjali/