image Grabitje e armatosur në një pikë karburanti në Durrës

Shqipëri

Grabitje e armatosur në një pikë karburanti në Durrës

news image

Mëngjesin e sotëm në Durrës ka ndodhur një grabitje e armatosur, transmeton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, ku dy persona kanë grabitur rojën e karburantit nën kërcënimin e armëve, shkruan Panorama.

Në dëshminë e tij për policinë, roja ka thënë se grabitësit i kanë drejtuar armën duke i marrë paratë. Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe detajet e plota të ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes./Gazeta Sinjali/