image Grabitje me armë në Prishtinë

Kosovë

Grabitje me armë në Prishtinë

news image

Një pompë derivatesh, ka qenë cak i grabitjes së armatosur, në natën e mbrëmshme në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet. Disa persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parashë në një pikë derivatesh.

Lajmin e ka konfirmuar për “Sinjali”, zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.  

“Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Grabitje e Armatosur. Rasti ka ndodhur në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatësh, ku persona te dyshuar, maskuar nën kërcënimin e armës kane arritur të grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin./Sinjali/