image Grabitje e armatosur në Skenderaj / Kërcënohet një punëtor

Siguri

Grabitje e armatosur në Skenderaj / Kërcënohet një punëtor

news image

Në orët e para të ditës së sotme, një pompë e derivateve në fshatin Tërnavc të Skenderajt ishte pika e sulmit nga ana e dy personave të maskuar e të armatosur, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur Policia, nga ajo që ka deklaruar viktima nënkuptohet se dy persona, të cilët ishin në këmbë, të maskuar dhe të armatosur e kanë kërcënuar viktimën, i cili është punëtor i kësaj pompe të derivateve.

Po ashtu bëhet e ditur se nga i njëjti hajnat kanë arritur t’i grabisin 450 euro para të gatshme e pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

Nga ajo që është raportuar nga ky rast nuk ka të lënduar dhe hetimet kanë filluar, mirëpo deri më tani asgjë nuk është bërë e ditur. /GazetaSinjali/