image Grabitje me armë në Fushë Kosovë, persona të maskuar vjedhin cigare

Kosovë

Siguri/ Grabitje me armë në Fushë Kosovë, persona të maskuar vjedhin cigare

news image

Tre persona të maskuar, kanë hyrë me dhunë në një lokal në Fushë Kosovë dhe kanë grabitur një sasi të cigareve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në lokal, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armës duke i thyer xhamin e lokalit dhe nga aty kanë grabitur një sasi të cigareve. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/