image Ia fusin flakën një shtëpie në Obiliq, arrestohen dy persona

Kosovë

Siguri/ Ia fusin flakën një shtëpie në Obiliq, arrestohen dy persona

news image

Policia e Kosovës ka indentifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për djegien e një shtëpie në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tyre u bë gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se të njëjtit më 29 mars tentuan t’ia vënë flakën një shtëpie, kurse më 16 prill e dogjën atë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit të policisë, dy të arrestuarit dhe persona të tjerë fillimisht kishin tentuar ta djegin këtë shtëpi mbrëmjen e 29 marsit. Në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur tri shishe qelqi mbushur me benzinë.

Të dyshuarit ishin kthyer sërish në vendin e ngjarjes dhe më 16 prill ia kishin vënë zjarrin shtëpisë. Zjarri ishte lokalizuar nga zjarrëfikësit dhe policia kishte vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

Policia është ende duke i vazhduar hetimet për personat e tjerë të dyshuar për këtë vepër./Gazeta Sinjali/