image Ia ekspozon armën një personi dhe e fut fishekun në tytë, arrestohet "kauboji" i parkingut në Prishtinë

Siguri

Ia ekspozon armën një personi dhe e fut fishekun në tytë, arrestohet “kauboji” i parkingut në Prishtinë

news image

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një person pasi që i njëjti përderisa ishte duke biseduar me një person tjetër në parking i ekspozuar atij armën dhe ka futur fishekun në tytë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ishte kapur më vonë nga policia të cilit më pas dhe i janë sekuestruar një pistoletë dhe 8 fishekë,

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, kurse nga policia rasti po hetohet si “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”./Gazeta Sinjali/