image I riu në Prishtinë kapet mat nga Policia, gjatë kontrollit i gjendet armë e ftohtë

Siguri

I riu në Prishtinë kapet mat nga Policia, gjatë kontrollit i gjendet armë e ftohtë

news image

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë pa leje, raporton Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ku një 19-vjeçar është ndaluar nga Policia, për shkak të dyshimit se i njëjti posedonte armë.

Sipas burimeve të Sinjalit, pas kontrollit që i është bërë të dyshuarit, tek i njëjti është gjetur një armë e ftohtë, boks i hekurit.

Për shkak të kësaj, 19-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor për t’u investuar dhe ndaj tij janë iniciuar hetimet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

/GazetaSinjali/