image Arrestohet një 37-vjeçar në Malishevë, Policia i gjeti armë e drogë në trup

Siguri

Arrestohet një 37-vjeçar në Malishevë, Policia i gjeti armë e drogë në trup

news image

Një person në fshatin Llashkadrenoc të komunës së Malishevës është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur me drogë dhe armë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se sot pasdite gjatë një kontrolli nga Policia 37-vjeçarit (emër i njohur për redaksinë) i janë gjetur një pistoletë pa leje dhe më pak se një gram e substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sinjali mëson se pistoleta me një karikator dhe 6 fishekë dhe sasia e substancës narkotike është sekuestruar nga Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij hapet rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/