image Kosovarët "merakli" të mbajtjes së armëve pa leje, arrestohet një person në Prishtinë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Kosovarët “merakli” të mbajtjes së armëve pa leje, arrestohet një person në Prishtinë

news image

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë pa leje, raporton Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje me rreth orës 23:30 në Prishtinë, teksa Policia po kryente patrullime në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku kanë ndalur për kontroll një person.

Tek i njëjti janë gjetur një armë me një karikator dhe fishekë. Arma menjëherë është konfiskuar dhe personi i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka udhëzuar qe personi i dyshuar te lirohet ne procedure te rregullt dhe rasti te procedohet me tutje.

/GazetaSinjali/