image I shqiptuan gjobë në trafik, 42-vjeçari i dehur sulmon fizikisht zyrtarët policorë në Gjakovë

Siguri

I shqiptuan gjobë në trafik, 42-vjeçari i dehur sulmon fizikisht zyrtarët policorë në Gjakovë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku një 42-vjeçar ka sulmuar zyrtarët policorë, të cilët e kishin ndalur për t’i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Sinjali mëson se i dyshuari nuk kishte pranuar që të bashkëpunoj me Policinë dhe më pas kishte filluar që t’i sulmojë policët fizikisht, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë pësoi lëndime trupore, për çka u desh të kërkonte ndihmë mjekësore.

Posa panë rrezikun që po u kanosej nga qytetari, policët morën masa parandaluese duke e arrestuar dhe duke e shoqëruar në Stacion Policor për intervistim, por që 42-vjeçari nuk është deklaruar lidhur me rastin për shkak se ishte në gjendje të dehur.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorit, me urdhër të të cilit 42-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/