Gazeta Sinjali dje ka raportuar se një i ri nga Prishtina ka humbur jetën dje në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi, derisa ishte duke u shëtitur me shokët e tij. Sinjali ka mësuar se viktima është Egzon Ademi.
Ndërsa sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.
“Viktima mashkull kosovar pasi nuk është ndier mirë ka dalur nga vetura për tu këndellur dhe është ofruar në cep të një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë“, sqaron policia.
“Rr. Ker Sadria 27.11.2021 – 16:58. Raportohet se në rrugën rajonale Pejë-Rugovë në afërsi të tunelit të dytë, viktima mashkull kosovar pasi nuk është ndier mirë ka dalur nga vetura për tu këndellur dhe është ofruar në cep të një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet“, thuhet në raport.