image E rëndë: Humb jetën i riu në Rugovë pasi bie nga një lartësi

Siguri

E rëndë: Humb jetën i riu në Rugovë pasi bie nga një lartësi

news image

Një person ka humbur jetën sot në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi, derisa ishte duke u shëtitur me shokët e tij, mëson Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit, që njoftuan se personi që ka humbur jetën është një i ri, i cili u dërgua pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shokët e viktimës, të cilët ishin me të në momentin kritik, tashmë janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë për t’u intervistuar.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.

/GazetaSinjali/