image I riu në Prishtinë rrah një person me shufër metalike, dërgohet në mbajtje

Siguri

I riu në Prishtinë rrah një person me shufër metalike, dërgohet në mbajtje

news image

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me të shara, ofendime e fyerje ndaj njëri-tjetrit. Por në shumë raste, situata eskalon edhe në dhunë fizike, ku si pasojë e kësaj nevojitet me doemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Në spital ka përfunduar mbrëmë edhe një person, i cili dyshohet se kishte marrë lëndime trupore si pasojë e një sulmi fizik me të cilin u përball në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervistuar viktimën. Ai ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një 21-vjeçar, të cilin e ka identifikuar.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion të Policisë ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/