image I riu në Mamushë sulmon zyrtarët policorë, thotë se do t’ia vë flakën stacionit të Policisë natën e Vitit të Ri
[wp-story id="814678"]

Siguri

I riu në Mamushë sulmon zyrtarët policorë, thotë se do t’ia vë flakën stacionit të Policisë natën e Vitit të Ri

news image

Zyrtarët policorë në Mamushë dje janë përballur me kërcënime serioze nga një qytetar, i cili i ka paralajmëruar ata se do t’ia vë flakën stacionit të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuar për këtë rast është një 32-vjeçar, recidivist i veprave penale, i cili kishte shkuar me veturën e tij personale te stacioni policor e më pas kishte kërcënuar zyrtarin policor se do ta djegë objektin natën e Vitit të Ri.

Përballë kësaj situate kishte reaguar polici, i cili gjatë tentativës që ta largojë nga zyra dhe objekti i stacionit të Policisë të dyshuarin, ka hasur në rezistencë nga 32-vjeçari i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi, zyrtari policor ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, 32-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

/GazetaSinjali/