Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro gjobë një 22-vjeçar i cili nuk i ishte bindur urdhrit për ndalje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i riu kishte qenë duke vozitur 195 km në orë, kur është vërejtur nga një patrullë policore, sot rreth orës 02:08 në Veternik të Prishtinës.
22-vjeçari nuk ishte ndalur, përkundër urdhrit të zyrtarëve policorë.
Mirëpo, Sinjali merr vesh se i njëjti është kapur vetëm 37 minuta më vonë, po në Veternik.
Me këtë rast, policia i ka shqiptuar atij 300 euro gjobë./Gazeta Sinjali/