Një person është arrestuar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka lëshuar muzikë me zë të lartë në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, i dyshuari ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike që dyshohet të jetë “Heroinë”.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në polici rasti është iniciuar “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”. /GazetaSinjali/