Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një person është arrestuar pasi sulmoi me grushte një të moshuar në rrugën “C” në Prishtinë. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se i dyshuari është Ariant Miftari, i cili është 34 vjeçar.
Në lidhje me rastin, edhe Policia e Kosovës ka dalë me njoftim.
Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor pasi ka pranuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person , i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Personi i dyshuar: A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/