Dy këmbësore janë lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë pasditen e së dielës, rreth orës 18:40 në fshatin Magure të Lipjanit, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se shoferi është një person i mitur, i cili nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.
Gjithashtu këto burime bëjnë me dije se njëra nga dy të lënduarat është zyrtare policore.
Të lënduarat pas aksidentit kanë marrë ndihmë mjekësore./Gazeta Sinjali/