image I mbijetoi sulmit nazist, rrëzimit të avionit, kancerit të gjirit, 99-vjeçarja e mposhtë edhe koronavirusin

Botë

I mbijetoi sulmit nazist, rrëzimit të avionit, kancerit të gjirit, 99-vjeçarja e mposhtë edhe koronavirusin

news image

Një histori e pazakontë e një gruaje po bën xhiron e botës.

Pasi i mbijetoi një atentati nazist, rrëzimit nga aeroplani dhe kancerit të gjirit, tashmë një 99 vjeçare britanike fitoi një tjetër betejë të vështirë, përballjen me COVID-19.

Michele Andrew ka treguar se nëna e saj, Joy Andrew, në moshë të thyer arriti t’ia dalë, pas një kujdesi intensiv pasi u infektua nga virusi i ri.

Ajo tha se e ëma, e cila jeton në azilin Haxby Road që nga viti 2013, doli pozitive për COVID-19 më 16 maj.

“Më 30 maj, shtëpia e pleqve më njoftoi se gjendja e saj nuk ishte aspak e mirë. Nëna nuk fliste, nuk hante apo pinte. Nivelet e saj të oksigjenit luhateshin shumë. Unë hyra për t’i dhënë nënës time një lamtumirë të fundit”.

“Ky nuk ishte fjalimi i parë në shtratin e vdekjes që unë isha thirrur ta bëja, por isha e sigurt se do të ishte i fundit, por jo, ajo tregoi shpirtin e vërtetë luftarak ndërsa luftoi me virusin”.

“Nëna ime i mbijetoi një atentati në Gjermaninë e pasluftës nga shoferi i saj, i identifikuar më vonë si nazist, ajo mbijetoi në një përplasje në shkretëtirë si një nga hostet e para ajrore të BOAC, dhe u shpëtua nga beduinët, mbijetoi nga kanceri i gjirit. Ajo me siguri nuk do të lejonte që koronavirusi ta mposhtte”, tha e bija, ndërsa shpreson se më 22 nëntor do t’ia festojë të ëmës 100-vjetorin e lindjes. /Gazeta Sinjali

Andrew lindi dhe u rrit në veri të Londrës në vitet 1920 para se të bashkohej në Forcën Ajrore Ndihmuese të Grave si rreshtere gjatë luftës, ku shërbeu në Sallën e Operacioneve në Komandën Bomber