image Musk: Putin është më i pasur se unë

Botë

Musk: Putin është më i pasur se unë

news image

Elon Musk është njeriu më i pasur në histori, por ai mendon se Putini mund të jetë më i pasur.

CEO i Tesla-s rimori titullin e tij si personi më i pasur në botë në fund të vitit 2021, kur kaloi Jeff Bezos të Amazon. 

Pasuria e presidentit rus Vladimir Putin mbetet ende një mister, ndërsa askush nuk e di saktësisht se sa është ajo, apo ku është e fshehur.

Disa kanë spekuluar se presidenti rus mund të jetë njeriu më i pasur në botë, me financierin Bill Browder, i cili dëshmoi në vitin 2017 se ai beson se Putin “ka grumbulluar 200 miliardë dollarë fitime të paligjshme”.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Putini, ShBA dhe vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke synuar aleatët kryesorë të Putinit dhe vetë presidentin rus .

“Unë mendoj se qeveria amerikane ka bërë më shumë sesa njerëzit mund të kuptojnë, thjesht nuk është bërë shumë publike. Por, është e rëndësishme të bëjmë diçka serioze. Nuk mund ta lejojmë Putinin të marrë kontrollin e Ukrainës. Kjo është çmenduri”, tha ndër të tjera Musk, raportojnë mediat e huaja.

/GazetaSinjali/