image Dita e Librit/ Në rënie numri i nxënësve kosovarë që lexojnë

Arsim

Dita e Librit/ Në rënie numri i nxënësve kosovarë që lexojnë

news image

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Sipas disa raporteve hulumtuese del se 20% e shkollave në vend nuk kanë biblioteka fare, ndërsa 70% e bibliotekave ekzistuese nuk kanë tituj të përshtatshëm dhe atraktiv për fëmijët. Disa mini-biblioteka që u vendosen nëpër Prishtinë, u dëmtuan, shpesh dhe nga vet nxënësit. Raporti i nxënësve me librin nuk duket të jetë ai i dikurshmi.

Agon Ahmeti nga organizata “Etea” ka thënë që sipas hulumtimeve ka rezultuar se nxënësit në Kosovë nuk lexojnë shumë.

“‘Etea’ në vitin 2019/20 ka realizuar tri raporte hulumtuese mbi nivelin e lexueshmerisë, mosha e caktuar e këtij projekti kanë qenë nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta, dhe të mesme të larta. Raportet kanë dëshmuar pak a shume atë se çka perceptohet sot në publik lidhur me raportin e fëmijëve me librin i cili nuk është në nivel në kënaqshëm… Institucioni edukativo-arsimor, nuk ofron një mjedis të këndshëm për leximin. Rreth 20% e shkollave në Kosovë nuk kanë biblioteka fare, rreth 70% e shkollave që kanë biblioteka, nuk e kanë të pasur fondin me libra që janë të përshtatshëm dhe atraktiv për fëmijët”, theksoi Ahmeti.

Projekti i mini-bibliotekave që u ideua e u impelentua nga kjo organizatë mori më shumë vëmendje për shkak të dëmtimit të tyre. Mundësia që ofronin këto mini-biblitoeka në disa pika në kryeqytet, që të funksiononte sipas parimit “merr një libër dhe lë një tjetër” për të nxitur leximin nuk u mbështet shumë.

“Mini-biblotekat, një projekt shumë i famshëm, më shumë për dëmet që i kanë përjetuar sesa për sukseset që i ka pas. Lidhur me sukseset konsideroj që ka qenë një punë e mirë në fatkeqësi. Fakti është që është përmendur dhe është fol shumë për librin përmes lajmeve që u thyen, u dëmtuan, u rinovuan e kështu me radhë, ka qenë një vit me shumë lajme dedikuar librit. Bazuar në përvojat tona edhe si pjesë e kësaj shoqërie, mendoj që më shumë dëme ky projekt ka pësuar me faktin se si shoqëri ende nuk e kemi një kulturë ndaj të mirës së përgjithshme, ndaj pronës publike“.

Ndërkaq Ardit Mehmetaj, njohës i letërsisë, ka thënë që përveç që ka renë numri i lexuesve është ndryshuar edhe mënyra e leximit. Ndërsa ka thënë që problem është që disa tituj nuk ribotohen dhe gjetja e tyre është shumë e vështirë.

Publicisti, Shaqir Foniqi, autor i disa librave, ka thënë për KosovaPress se Dita e Librit ka për qëllim që të nxisë sa më shumë popullin që të lexojnë.

Ndërsa ai ka pohuar faktin që me arritjen e teknologjisë ka rënë edhe lexueshmëria e librit, ndërsa shkrimtari ka dhënë edhe një mesazh për këtë ditë, duke kërkuar nga qytetarët që të lexojnë më shumë.

Kjo datë shënohet në botë me aktivitete të ndryshme që nga viti 2003, me qëllim që të kontribuojë në mbarë botën për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

/GazetaSinjali/