image Historia e ushtarit norvegjez që mbeti me probleme mendore pas trazirave të vitit 2004 në Kosovë

Sociale

Historia e ushtarit norvegjez që mbeti me probleme mendore pas trazirave të vitit 2004 në Kosovë

news image

Terje Strat, ish-ushtarak në shtetin e Norvegjisë, ka treguar për herë të parë se si trazirat e vitit 2004 në Kosovë e kanë lënë atë me probleme mendore.

17 marsi 2004 do të ishte një pikë kthese në jetën e Terje Strat, kur ai shërbeu në kontributin norvegjez në Forcën e NATO-s në Kosovë.

Tre fëmijë shqiptarë u mbytën dhe trazirat e dhunshme shpërthyen në fshatin Çagllavicë, jo shumë larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, ku jetonin shumë serbë.

Strat ishte komandant trupash dhe ekspert në shërbimin masiv, që do të thotë se ai është stërvitur shumë për trazirat me turma të mëdha. Rreth 250 ushtarë norvegjezë përfunduan në luftime të ngushta me turmën, e cila vlerësohej të ishte rreth 12,000 njerëz. Disa norvegjezë u plagosën, një i vrarë.

“Edhe atëherë, edhe për vitet që pasuan, unë kam ndjerë përgjigjësi që kisha për ushtarët e mi. Por, unë jam krenar për përpjekjet tona”, u shpreh Strat.

Pas përfundimit të trazirave, ushtaraku norvegjezë e vuri re se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e njëjtë. Në fillim, një gungë në stomak dhe të vjella ishin simptoma se diçka nuk shkonte. Por mjekët nuk gjetën asgjë. Kështu ai vazhdoi punën e oficerit.

Ai tregon se pas Kosovës shkoi në mision në Afganistan, ku gjendja e tij mendore u përkeqësua.

“Sëmundja mendore përkeqësohej. Pas kthesës së fundit(nga Afganistani), trupi dhe koka më thanë stop. Ndjeva se nuk mund të isha më me shumë njerëz. Pas Kosovës nuk kam dashur më përgjegjësi kadrore dhe kam aplikuar për pozita që nuk e kanë pasur këtë”, u shpreh ai.

Pasi u largua nga ushtria, ai provoj që të rikualifikohej për profesione të ndryshme por pa sukses. Strat u diagnostifikua me stres post-traumatik(PTSD).

“Kosova dhe ajo që ndodhi atje hodhi themelet për PTSD-në time, por nuk do të ishte zhvilluar në të njëjtën mënyrë nëse nuk do të kisha shkuar në Afganista”, thotë Terje Strat.

Ai paqen arriti ta gjej në natyrë. Po ashtu bëri një mik të ri, një qen të racës Huskey. Terje Strat u bë aq i dhënë pas jetës me një qen sa tani ka njëzet ‘Huski’. Ai ka marrë pjesë në disa gara qensh, duke përfshirë edhe garën e famshme Femund. Ai ka krijuar një organizim vullnetar për të ndihmuar veteranët e tjerë që janë në vështirësi.

Ushtaraku norvegjez sot është nderuar me një medalje nga shteti për kontributin e tij.

/GazetaSinjali/