image I kërkuari nga gjykata sulmon policët në Kaçanik, arrin të ikë përsëri

Siguri

I kërkuari nga gjykata sulmon policët në Kaçanik, arrin të ikë përsëri

news image

Një person mbrëmë në orët e vona në Kaçanik ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, madje i njëjti kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, i dyshuari prapë nuk ka arrit të arrestohet nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti ka arrit të ikë dhe ndodhet ende në arrati.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga plagët e marra nga sulmi fizik njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndërkaq, rasti në polici është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”./GazetaSinjali/