Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, ka arrestuar H.Sh., i lindur më 1963, nën dyshimin për veprat penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘ shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Arrestimi i tij është bërë në fshatin Tomoc-Istog, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë është kryer kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te i dyshuari.
Siç njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali, te personi i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar:
“Një pistoletë artizanal pa numër serik .
Një pistoletë e gazit nr.EV 18080245
Një karikator me tete (8) te fishek te gazit
Tre fishek 7.62x25mm
Një gëzhojë 7.62×39
Fishek gjuetisë kal.16 mm
Dhjetë(10) fishekë të gazit dhe dhjetë(10) të shkrepur të gazit.
Pushkë e modifikuar nr.02478 nga 10 –she në të gjuetisë .
Një pushkë 9031098 e modifikuar 20-she
Dhjetë (10) pjesë të mekanizmave të armëve.
Tridhjetë e dy(32) gëzhoja 7.62.x39mm.
Tetë(8) fishkë për pushkë gjuetisë kal.16 mm.
Pesë (5) fishekë të pistoletës.
Tetë (8) fishekë për pushkë të gjuetisë kal. 16mm.
Tridhjetë e katër (34) gëzhoja gazi .
Një kuti me diabolla për pushkë ajrore.
Dhjetë (10) gëzhoja për pushkë gjueti kal.16mm dhe një fishek
Njeëet (20) fishekë për pushke gjueti kal.20mm dhe një gëzhojë 20mm
Nje predhe e fishekut.
Nje pushkë ajrore hansan stricker .
Një palë dylbi optike hansar për arme me nr.ser.3-9X42EG”, njofton policia.
I dyshuari me urdhër te Prokurorit është ndaluar për 48 orë,/Gazeta Sinjali/