Një femër gjermane është ndaluar dje nga Policia e Kosovës brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës pasi që dyshohej për posedim të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se tek e dyshuara është gjetur një substancë narkotike e dyshuar, Amfetaminë.
Gjithashtu këto burime kanë bërë të ditur se e dyshuara pas intervistimit është liruar.
Rastet të tilla nuk janë të pakta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.